Forcat policore të Kosovës me mjete të blinduara janë vendosur në rrugën Mitrovicë- Leposaviq.

Njësitë speciale janë vendosur në vendin e njohur si “Dudi Kerrsh”.

Përndryshe, dje institucionet e Kosovës kanë marrë vendim për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Përballë kësaj situate, autoritetet e Serbisë kanë vendosur që qytetarët serbë të Kosovës të votojnë në referendum në katër qytete në Serbi që janë më së afërmi me territorin e Kosovës./TV Malisheva

Share.