Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Financave për të trajtuar një çështje e cila ka rëndësi shumë të madhe për operatorët ekonomik, e që ka të bëjë me Doganat dhe ATK.

Sipas OAK, bëhet fjalë për rastet kur një biznes pas vendimit të Doganës / ATK lidhur me çështjen e caktuar, paraqet ankesë dhe lënda shkon në shkallë të dytë, këto dy institucione e detyrojnë biznesin që të realizojë pagesën pa e pritur vendimin që do ta sjell Gjykata.

“OAK ka kërkuar që të mos detyrohen bizneset të paguajnë dënimin përderisa Gjykata mos të ketë dhënë verzionin final. Në këtë rast bizneseve edhe pse mund të kenë të drejtë në rastin e tyre, obligohen që të realizojnë pagesën dhe pastaj kur lënda të shqyrtohet që mund të marrë kohë vite të tëra dhe rasti të jetë fituar.OAK konsideron që ATK dhe Dogana duhet të presin verdiktin final që jepet vetëm nga Gjykata e pastaj të bëhet ekzekutimi i vendimit.

Kjo masë jo vetëm që po rëndon bizneset duke zvogëluar cash-in i cili iu nevojitet për operim por edhe kur bizneset i fitojnë rastet, mjetet iu kthehen shumë vonë, madje ka raste kur ato sjanë më funksionale duke falimentuar si rezultat i këtyre vendimeve, thuhet në kërkesën e OAK-së”, thuhet në një komunikatë të Odës.

Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga Ministrja Bajrami që të trajtohet kjo problematikë, dhe rolin e Gjykatës të mos e luajnë institucionet e tjera por vendimet të zbatohen vetëm pasi të kënë marrë verdiktin final.

Share.