Diskutimi lidhur me disa nga kërkesat e bizneseve që po ballafaqohen në raport me Doganën e Kosovës dhe shqyrtimi i alternativave për zgjidhje ishin qëllimi i takimit të përfaqësuesve të OAK-së me Drejtorin e Doganës së Kosovës Bajram Rexha dhe bashkëpunëtorët Fahri Gashi e Fatmir Maloku, duke i uruar suksese edhe drejtorit të ri të Doganës.

Gjatë këtij takimi OAK i trajtoj disa probleme konkrete të bizneseve, të adresuara nga bizneset, duke kërkuar nga Drejtori i Doganës që sidomos për bizneset prodhuese të krijojen lehtësira gjatë importit të produkteve që janë pjesë e lëndës së parë.

Specifikisht, gjithashtu bizneset e shtypshkronjave adresuan disa çështje të cilat ata po i preokupojnë kohët e fundit, e që kanë të bëjnë me ndërrimin e kodeve tarifore të produkteve të caktuara, të cilat përdoren në procesin e prodhimit, duke shkaktuar konfuzitet në deklarim.

Drejtori Rexha theksoi që Dogana e Kosovës do të trajtojë në mënyrë profesionale të gjitha rastet e deleguara dhe në kohë sa më të shkurtër do të jap përgjigje zyrtare, në mënyrë që bizneset të jenë në rrjedha se si duhet vepruar në rastet konkrete.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – kryetar i bordit, Qëndresa Ibrahimi – koordinatore, Diellza Zeqiri – zyrtare ligjore dhe Blendi Rama e Fevzi Kosumi përfaqësues nga bizneset Shtypshkronja Blendi dhe Venera 2000.

Share.