Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi se koronavirusi mund të “mos zhduket” dhe paralajmëron për krizën globale të shëndetit mendor si pasojë e pandemisë me COVID-19.

“Është e rëndësishme ta shpjegoni këtë për publikun. Koronavirusi mund të bëhet një tjetër në një seri virusesh endemike dhe ky virus nuk mund të zhduket kurrë,” tha drejtori i Menaxhimit të Emergjencave të OBSH-së Michael Ryan në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Gjithashtu, raporti i Departamentit të Shëndetit Mendor të Kombeve të Bashkuara tregoi për krizën globale të shëndetit mendor, si pasojë e koronavirusit.

“Izolimi, frika, pasiguria, trazirat ekonomike janë disa nga arsyet që mund të shkaktojnë probleme psikologjike,” tha Devora Castle, drejtore e Departamentit të OKB-së për sëmundje mendore.

Sipas saj, në periudhën e ardhshme, do të ketë një rritje të sëmundjes mendore midis fëmijëve, të rinjve dhe punonjësve shëndetësorë.

“Kjo krizë ka ndikuar seriozisht në shëndetin mendor të të gjithë shoqërisë, dhe ky problem duhet të adresohet urgjentisht,” tha ajo./ Tv Malisheva

Share.