Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se koronavirusi i përhapur në Kinë dhe disa vende të tjera, për momentin nuk përbën emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.

Një komitet ekspertësh të OBSH-së nuk ka parë arsye për një deklaratë të tillë, megjithatë nesër do të zhvillojnë një takim.

Virusi që shkakton simptoma të ngjashme me pneumoninë është përhapur, gjithashtu në Japoni, Filipine, Korenë e Jugut, Tajvan, Tajlandë dhe SHBA./ATSH/

Share.