Lloji omicron u zbulua në më shumë se 90 për qind të zonave në Angli, treguan sot të dhënat më të fundit nga Agjencia Britanike e Shëndetësisë.

Omicron është bërë lloji dominues në Britani dhe agjencia shëndetësore shton se do të ndalojë informimin e publikut në baza ditore për omicron nga 31 dhjetori, raporton Sky News.

Sot në Britani janë regjistruar 39.923 raste të tjera me omicron, që është numri i dytë më i madh që nga shfaqja e këtij lloji shumë ngjitës.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të omicron në Britani është tani 210.122.

Numri më i madh i rasteve të regjistruara ishte më 27 dhjetor, kur me omicron u sëmurën 45.307 persona./TV Malisheva

Share.