Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin e qeverisë, ka organizuar aheng familjar me 50 persona të pranishëm.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Po ashtu, në Gjakovë, është arrestuar një menaxher i një lokali, pasi që i njëjti nuk ka respektuar distanca vendimin e qeverisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.