Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadorin britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për aktualitetet politike, me theks të veçantë çështjet që ndërlidhen më dialogun dhe rolin e legjislativit në këtë proces.
Osmani ka riaktualizuar kërkesën dhe nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ambasadës britanike.
Në këtë kontekst, të dyja palët u dakorduan për rritjen e transparencës dhe meritokracisë në procesin e rekrutimit të anëtarëve të ri, në agjencitë dhe ndërmarrjet që janë në kuadër të Kuvendit dhe institucioneve të tjera në nivel të vendit./ Tv Malisheva