Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka mbajtur një takim me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli si dhe udhëheqësen e UNDP-së, Maria Suokko, me të cilët ka biseduar për bashkërendimin institucional deri në fazën finale të aprovimit të strategjisë nga Kuvendi i Kosovës.

Ky takim është realizuar me rastin e fillimit të angazhimit të punës së Agjencisë Kundër Korrupsion në hartimin e strategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2021-2025.

Kryetarja Osmani ka falënderuar për rolin mbështetës që ka UNDP-ja në hartimin e strategjisë.

Ajo ka thënë se angazhimi në luftën kundër korrupsionit krijon mundësinë për institucione të besuara dhe kredibile./ Tv Malisheva

Share.