Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u takua me ambasadorin norvegjez Jens Erik Grondahl

Në një takim me ambasadorin norvegjez Jens Eerik Grondahl, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e ka njoftuar atë për aktivitetet aktuale të Kuvendit si dhe zhvillimet politike në vend.

Kryetarja Osmani ka thënë se komisionet parlamentare po punojnë me kapacitet të plotë, teksa ka bërë të ditur se me të njëjtin ritëm do të funksionojë edhe Kuvendi i Kosovës, i cili seancën e radhës do ta ketë më 4 qershor.

Ajo ka falënderuar ambasadorin Grondahl për ndihmën e shtetit norvegjez dhënë Kosovës në menaxhimin e pandemisë Covid-19 si dhe për ndihmën e paralajmëruar socio-ekonomike për menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia.

Gjithashtu, në këtë takim kryetarja Osmani a ka uruar ambasadorin Grondahl për Ditën e Kushtetutës së shtetit norvegjez, e cila u shënua ditë më parë./ Tv Malisheva

Share.