Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mëngjesit e sotëm ka pritur ambasadorët e shteteve të Quint-it me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Përmes një postimi në Twiter, Osmani ka thënë se ambasadorët e QUINT-it i ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme për vendi.

“Kisha një takim produktiv me ambasadorët e Quint-it dhe Nataliya Apostolovën për të diskutuar zhvillimet e fundit politike. I falënderova të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tonë dhe për të gjitha institucionet”, ka shkruar Osmani në një postim në Twitter.

Ky takim vjen pas propozimit të Prokurorit Special për ngritjen e aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin./ Tv Malisheva

Share.