Në Prishtinë gratë u goditën nga pandemia, duke lenë 10 për qind të tyre të papuna për gjashtë muaj deri në 1 vit, krahasuar me burrat që ka qenë shifra prej 4 për qind. Theksi vendoset në mungesë të sigurisë dhe shëndetit në punë, ku një numër i madh rrezikohen në hapësirat e punës.

Iniciativa nga Kosova për Stabilitet ka lansuar sot raportin “Përceptimet dhe qëndrimet e qytetarëve në rajonin e Prishtinës”, ku janë anketuar 200 gra dhe burra në rajonin e Prishtinës, me qëllim që të informohen vendimmarrësit dhe qeverinë mbi politikat kryesore sociale dhe të mirëqenies.

Mrika Sefaj nga IKS tha se ushqimet dhe furnizimet shtëpiake zën midis 10 deri në 80 për qind te kostove të familjare. Ndërkohë që të ardhurat mesatare të familjes të shpenzuara për këtë kategori shpenzimesh janë 45,5 për qind qe është e konsiderueshme.

“Një numër jashtëzakonisht i lartë i të anketuarve femra nuk janë punësuar në 6 muajt deri në 1 të fundit, duke pohuar se pandemia ka goditur ato më së shumti prej 43,5 për qind. Gratë që kërkojnë punë janë dy herë gjasat më shumë që të jenë jashtë tregut të punës se sa burrat”, ka treguar ajo.

Veç tjerash, më shumë se shumica e grave dhe të rinjve preferojnë të punësohen jashtë vendit.

“Gratë dhe të rinjtë prej 72 për qind preferojnë të punësohen jashtë vendit, ne krahasim me burrat që kanë interesim më të ulët prej 42 për qind”, shprehet ajo.

Drejtoresha e IKS, Brikenë Hoxha theksoi se janë të përkushtuar në drejtat e grave, dhe se po punojnë që politikave publike t’iu ofrojnë të dhëna empirike.

E, menaxherja e projektit të UNOPS, Visare Gorani tha se edhe pse Kosova ka ligje të mira, ka ngecje në zbatimin e tyre.

“Askush nuk e dinë se si punëdhënësi i trajton aksidentet në punë. Kemi pasur raste kur e gjithë familja hyn në grackën e papunësisë. Është me rëndësi qe fokusi ynë, shëndeti në punë dhe siguria në punë, duhet të ketë rregullore të mira, politika të tyre ku do t’i mundesonin punë të dinjitetshme të gjithëve”, ka thënë ajo.

Nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini tha se siguria dhe shëndeti në punë është shumë i plogësht.

“Punëtorët pagën minimale prej vitit 2011 nuk ka lëvizur fare prej 170 euro. Edhe pse ka pasur premtime nuk ka lëvizje. Kemi mjaft çfarë të diskutojmë por duhet të punojmë shumë më tepër”, ka theksuar ai.

Anketa dhe ky raport janë pjesë e projektit “Mbështetje për koalicionin e drejtësisë sociale”, i cili është brenda kornizës së projektit të UNOPS “Nxitja e punës së denjë përmes forcimit të menaxhimit të SSHP dhe dialogut social në Kosovë”./TV Malisheva

Share.