Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike. Kjo situatë barike do të kushtëzojë mot relativisht të qetë.
Mëngjesi vijon të jetë i ftohtë, me ngrica dhe me mjegull.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes./TV Malisheva