Ylli i “Nuses nga Stambolli” ka gjetur ngushëllim në një dashuri të re.

Ozcan Deniz u divorcua një vit më parë, por konfuzioni rreth aktorit 49-vjeçar dhe 20-vjeçares, tashmë ish-bashkëshortja e tij Feyze Aktan, nuk ka kohë që ndalet.

Ndonëse dashuria e tyre, pas vetëm 15 muajsh jetë bashkëshortore, mori epilog në gjykatë, ish-çifti prej kohësh është në luftë. Mirëpo, duket se aktori i njohur turk ka ecur përpara, ndaj tashmë në çdo gjë mbështetet nga një vajzë e re.

Bëhet fjalë për stilisten 26-vjeçare nga Irani, Samar Dagdar dhe sipas mediave turke, lidhja e tyre ka vazhduar që nga fillimi i vitit 2021.

E dashura e re e aktorit të njohur është 23 vjet më e re dhe lajmet për lidhjen e tyre konfirmuan fotot e përbashkëta të çiftit atraktiv./TV Malisheva

Share.