Sot në Francë janë regjistruar 1,392 raste të reja të koronavirusit, që është rritja më e madhe ditore e infeksioneve të reja në vend pas një muaji.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se 15 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë në një deklaratë se numri i pacientëve në spital po zvogëlohet, gjë që vazhdon trendin dymujor kur bëhet fjalë për personat e shtruar në spital me COVID-19.

Që nga fillimi i epidemisë e deri në tash, 185.196 njerëz janë infektuar dhe 30.238 njerëz kanë vdekur në Francë.

Share.