Partia Demokratike e Kosovës ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti për takimin e nesërm të liderëve politikë në vend, e quan jo serioze dhe një veprim të qëllimshëm për dështimin e këtij takimi.

Në një deklaratë për media thuhet se ftesa e dërguar nga kryeministri Hoti, në mënyrën si është bërë, pa konsultim paraprak, është veprim i qëllimshëm i dështimit të takimit të nesërm.

“Kosova ka ndërtuar një traditë të mirë të koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve për çështje të rëndësishme nacionale. Por, sjellja e kryeministrit Hoti është kundër këtij principi dhe nuk e ndihmon, por e dëmton, frymën e bashkëpunimit për një temë të rëndësishme siç është dialogu. Urojmë që ky kryeministër do të reflektojë para një ftese tjetër dhe do të jetë më serioz. Ndryshe, aty ku janë SHBA duhet të jetë edhe Kosova. BE ka ndihmuar Kosovën në agjendën evropiane dhe duhet të marrë përgjegjësi edhe në procesin e dialogut”, thuhet në deklaratë./ Tv Malisheva

Share.