Partia Demokratike e Kosovës do të votojë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare që janë në rend dite në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media.
Ai tha se këtë vendim e kanë marrë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar dhe diskutimeve brenda strukturave të partisë.
Hazma: I votojmë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare
“Ne kemi vendosur që t’i përkrahim dhe t’i votojmë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare të cilat janë në rend dite në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këto marrëveshje i përkrahim pa kushtëzime. Fatkeqësisht nuk kemi pasur një kërkesë dhe një qasje të duhur dhe pozitive edhe nga ana e qeverisë… Sidoqoftë ne i kemi negociuar një pjesë të këtyre marrëveshjeve financiare ndërkombëtare dhe ne nesër në seancën e Kuvendit do t’i përkrahim dhe do të japim votën tonë për aprovimin e këtyre marrëveshjeve”, tha Hamza në një konferencë të thirrur për media.
Hamza ka kritikuar qeverinë e kaluar, por edhe të tashmen, duke thënë se asnjëra nuk arriti të gjejë rrugë ligjore për të përkrahur bizneset dhe qytetarët e Kosovës që janë në gjendje të mjerueshme pas pandemsië Covid-19.
Ai edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimet e PDK-së se pa ndryshime ligjore nuk mund të ndihmohet asnjë kategori e bizneseve.
Hamza: Për zbatimin dhe përkrahjen e bizneseve duhen ndryshime ligjore
“Për zbatimin dhe përkrahjen e bizneseve duhen ndryshime ligjore. Ju kanë nevojit 3 muaj ditë kohë për të kuptuar se pa ndryshime ligjore nuk mund të procedohen mund të procedohen pagesat të cilat janë premtuar. Ne presim që shpejt në Kuvendin e Republikës së Kosovës të vijnë për diskutim edhe iniciativat tona ligjore për shkak se biznesi ka nevojë për përkrahje”, tha ai./ Tv Malisheva