Ka përfunduar e qetë prova e dytë e protestës së Lëvizjes Vetëvendosjes në qendër të Prishtinës.

Protestuesit kanë qëndruar në pikat e shenjëzuara më herët me të kuqe në sheshin “Skënderbeu”.

Ata gjithashtu kanë shpalosur një pankartë të madhe në të cilën kërkohej zgjedhje të reja në Kosovë.

Protestuesit janë përshëndetur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti që doli t’i shohë nga ndërtesa e qeverisë.

Share.