Dje dhe sot (4 dhe 5 dhjetor) në sallën e pingpongut në Pallatin e Rinisë në Prishtinë u organizua turneu më i fortë i vitit, respektivisht TOP 12 për senior dhe TOP 8 për seniore.

Në kategorinë e meshkujve garat u zhvilluan për dy ditë, 7 xhiro dje dhe 4 xhirot e mbetura sot, ku kampion pa asnjë humbje doli anglezi Christopher Doran, duke fituar kështu titullin e 6-të me radhë të seniorëve e kështu dëshmoi se është më i miri.

I dyti me vetëm një humbje doli Kreshnik Mahmuti, ndërsa i treti Fatih Karabaxhaku.

Në kategorinë e femrave Linda Zeqiri mbrojti titullin nga viti i kaluar me vetëm një humbje nga Alma Mehmeti, e dyta doli Lene Osmani e cila po ashtu me vetëm 1 humbje, ndërsa e treta doli Shega Hashani.

Aktivitetet e ardhshme:

Me 11 dhe 12 dhjetor është paraparë organizimi i ligës mbarëkombëtare në Ferizaj ne të cilën do të marrin pjesë 16 klube nga Kosova dhe Shqipëria. /TV Malisheva

Share.