Një qytetar në Kamenicë informoi policinë se në shtëpinë e vëllait të tij, kishte hasur në dy persona të panjohur.
Njëri nga personat i kishte drejtuar revolen duke tërhequr këmbëzën dy herë, por arma nuk kishte shkrepur.
Të dyshuarit kishin vjedhur një arkë dhe janë larguar në drejtim të pa njohur.
Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një të dyshuar mashkull kosovar nga i cili kanë konfiskuar një pistoletë lodër, që dyshohet që është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /TV Malisheva