Skuadra e Prishtinës po vazhdon përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Deri më tani bardhë e kaltrit kanë zhvilluar 3 ndeshje miqësore, ku dje kanë barazuar pa gola me skuadrën e Shkupit.
Në një njoftim në rrjetin social Facebook, Prishtina ka paralajmëruar se do të ketë disa ndryshime tjera në skuadër.
“Afati kalimtar mbyllet me 16 gusht dhe deri atëherë priten edhe ndryshime tjera”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e skuadrës së Prishtinës.