Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se ka nisur shqyrtimi i aktakuzës së re të paraqitur nga Prokurori i Specializuara.
Po ashtu në njoftimin e Dhomave të Specializuara, thuhet se tashmë pritet konfirmimi i aktakuzës nga Gjykata.
Ky është njoftimi i plotë i Dhomave të Specializuara
Pas njoftimit të tij për nisjen e procedimeve penale në shkurt 2020, Prokurori i Specializuar e njoftoi sërish Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të enjten, më 23 prill 2020, se ka ndër mend të nisë procedim penal të ri para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe kërkoi caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.
Si rrjedhojë, në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren e Caktimit të Gjykatësve, Kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake për shqyrtimin e aktakuzës së re të paraqitur nga Prokurori i Specializuar. Përmbajtja e aktakuzës është konfidenciale, përveçse kur konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake./ Tv Malisheva