Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur masat e reja antiCOVID-19, të cilat hyjnë në fuqi nga nesër, 13 shtator dhe do të jenë në fuqi deri më 26 shtator kur do të ketë edhe një vlerësim të ri të situatës me pandeminë koronavirus.

Qytetarët kanë mirëpritur masat e reja duke thënë se ato janë të domosdoshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në kohën kur vendi po vazhdon të përballet me shifra të larta të përfundimeve me fatalitet.

Ekrem Vuçitërna tha se qytetarët duhet të tregohen të disiplinuar dhe gastronomia të vazhdojë shërbimet.

Vuçitërna: Disiplina është numër një

“(Fushatat) duhet mbajtur vetëm se populli duhet të jetë i disiplinuar dhe maskat duhet mbajtur patjetër dhe duhet përmbajtur këshillave të mjekëve, pasi në këtë mënyrë mund të zvogëlojmë praninë e variantit delta. (Gastronomia) duhet të vazhdojë. Disiplina është numër një. Shembull nëpër kafiqe pihet alkool, kur pinë njeri alkool përqafet dorë për dore”, ka thënë ai.

Edhe Selver Lenjani e sheh të duhur vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollave me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Lenjani: Mbyllja e shkollave, vendim i qëlluar

“Unë besoj se të gjitha vendimet që janë marrë për mbylljen e shkollave si çështje prioritare që nuk filloi me 13 shtator, ajo ishte në kohën e duhur që e mori Qeveria Kurti për t’i parandaluar tubimet e nxënësve në shkolla për ta parandaluar virusin COVID-19 dhe është shumë me vend mbyllja e shkollave. Gastronomia duhet ta di se njëherë e përgjithmonë sepse është interesi për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës. Zgjedhjet që po pretendohet të bëhet shtyrja apo mbajtja e zgjedhjeve, unë kisha thënë të shkohet së paku dhjetë ditë, një fushatë elektorale sa më shkurt dhe për të dalë në votime dhe për të zgjedhë të parin e komunës secila komunë,” ka thënë ai.

Shaqir Foniqi thotë se qytetarët duhet të vaksinohen si mjeti i vetëm për t’i dalë në ballë përhapjes së pandemisë.

Foniqi: Unë si qytetar duhet t’i zbatoj masat e institucioneve kompetente

“Unë si qytetar vetëm duhet t’i zbatoj masat e institucioneve kompetentë, si qytetar mund të hamendemi me përndryshe nuk jam i thirrur për të dhënë vlerësime, por si qytetar i përgjegjshëm apeloj te çdo qytetar t’i respektojë masat që i merr IKSHPK-ja, institucionet përkatëse. Apeloj që popullata të vaksinohet në masë, sepse tashmë është vërtetuar që i vetmi mjet që mund t’ia ndalë hovin kësaj pandemie është vaksina. Është vendim i ekspertëve çka do që thonë ekspertët e fushës ai duhet të zbatohet, sepse ata janë të thirrur për të dhënë vlerësime,” ka potencuar ai.

Masave aktuale ku përfshihej edhe kufizimi i lëvizjes nga 22:00 deri në 05:00, u janë shtuar edhe pezullimi i mësimit në të gjitha institucionet arsimore, deri më 26 shtator, pastaj, certifikata e vaksinimit apo testet për të hyrë në biblioteka, objekte të fakulteteve, konvikte dhe qendra tregtare./TV Malisheva

Share.