Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e dekretit të presidentit të vendit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re, qytetarët po e vlerësojnë si vendim të shkruar nga vetë presidenti i vendit. Ata madje thonë se me këtë vendim ky i fundit ka rrëzuar Kushtetutën e popullit.
Pavarësisht vendimeve, këta të fundit thonë se Gjykata Kushtetuese, si institucioni më i lartë i një vendi duhet të respektohet.
Sabit Salihu, vendimin e konsideron katastrofal, sipas tije, këtë vendim e ka hartuar presidenti Hashim Thaçi me njerëzit e tije.
Salihu: Katastrofale, ata janë të nominuarit e Hashim Thaçit
“Katastrofale, ata janë të nominuarit e Hashim Thaçit, këta veç e kanë fëlliqë mjerë ata Gjykatës, e që dihet kush janë akrabatë i tyre qysh i kanë nominuar edhe Isa mjerisht pa asnjë votë, Agim Veliu, Skënderi, këta vota nuk kanë. Vjosa është sovrani i LDK-së, pse po i ikin drejtësisë po shkojmë në zgjedhje dhe matemi aty, kush çka është”, deklaroi ai.
Për qytetarin, Ajet Bejta, vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e dekretit të presidentit të vendit Hashim Thaçi, është marrë sipas apetiteve të disa personave.
Bejta: Vendimi i Kushtetueses as me ven as me men
“Për mua kushtetutë numër një e vulosur është vetë populli, se kushtetuta hartohet për popullin, kushtetuta hartohet për popull, po e shqiptoj dy herë dhe tash Gjykata Kushtetuese ta rrëzon kushtetutën e popullin çfarë logjike është ajo, faktikisht e kanë rrëzuar edhe popullin edhe Kushtetuese. Sipas apetiteve të dikujt dhe apetite të mbrapshta, të 2 a 3 personave, kurrën e kurrës nuk e kanë mirë ata që e kanë vlerësuar në këtë mënyrë, as me ven e as me men”, thotë ai.
Halil Geci, thotë se ky vendim është ditur, për faktin se siç tha ai, kjo kushtetutë është shkruar nga Amerika dhe disa persona të tjerë dhe se nga ajo kohë asgjë nuk ka ndryshuar.
Geci: Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e vlerësojë të pritshëm
“Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e vlerësojë të pritshëm, pse e vlerësoj të pritshëm, sepse qeta janë që kushtetutën e Kaçanikut e kanë neper kame i kanë vra njerëzit që e kanë përkrahë, këta i kanë vra edhe në ushtri, je ti me Ibrahim Rugovën kushtetutën e ke mbrojtur. Të njëjtit janë kurgjo nuk ka ndryshua, veç Grenel është ardh tjetër se këtë kushtetutë e ka bërë Amerika me do njerëz të tjerë tash është ardh Greneli, e me Isën e Hashimin kurgjo tjetër”, deklaroi ai.
Por ka dhe prej tyre që e respektojnë këtë vendim.
Për qytetarin Fadil Osmani, Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë i vendit, si i tillë duhet të respektohet, pavarësisht vendimeve që sjellë.
Osmani: Gjykata Kushtetuese është institucion që duhet me u respektua
“Gjykata Kushtetuese është institucion që duhet me u respektua dhe po mendoj që duhet me u kane në kulturë politike te qytetarët dhe te krejt popullata, institucioni më i lartë duhet me u respektua. Pa marrë përsyshë çfarë vendimi sjellë”, thotë Osmani.
Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re./Tv Malisheva