Në Forumin ekonomik për bashkëpunim rajonal që po mbahet në Shkup, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se rajoni nuk mund të vazhdojë të mbetët peng i së shkuarës dhe shtoi se kjo nismë rajonale sjell një shembull të Bashkimit Evropian në rajon.
Rama tha se për Shqipërinë, kjo nismë është strategjike dhe do të vazhdojë me këmbëngulje të ecin përpara.
“Kemi rënë dakord që do të fusim edhe sistemin e integruar të informacionit mbi pagesat e TVSh-së midis vendeve, gjithmonë duke ju thënë të tjerëve hajdeni, unë nuk e kuptoj Mali i Zi për çfarë mendohet, për çka mendon, për çfarë, mendohet se si të zgjidhi problemin e krahut të punës duke qëndruar i mbyllur ndaj kësaj nisme, që është një problem serioz për të gjitha vendet por që për Malin e zi është bërë një problem shumë i madh, mendohet se si çfarë, për çfarë mendohet, sepse e di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht me një qëndrim të kundërt sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe duhet të bëjnë maksimumin në këtë proces, për vetën e tyre, për njerëzit e tyre, për shoqëritë e tyre dhe për të gjithë së bashku”, tha Rama.
Sipas kryeministrit të Shqipërisë, kjo nismë rajonale është e duhur, madje e vonuar.
“Ky rajon nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt, dhe kush nuk e kupton Akoma se sat ë vegjël jemi të ndarë, për të rritur ekonomitë tonë, për të krijuar më shumë punë, për të hapur më shumë perspektivë me vende pune të mirëpaguara sidomos për të rinjtë, është i dënuar të jetojë në të shkuarën. Ne nukduam të jetojmë në të shkuarën, ne duam të projektohemi në të ardhmen përmes një nisme e cila nuk shpik asgjë të re në fakt, por thjesht sjell në këtë rajon një shembull kuptimplotë që është shembulli i Bashkimit Evropian, duke synuar jetësimin e katër lirive themelore të Bashkimit Evropian, lirinë e lëvizjes së njerëzve, lëvizjes së mallrave, lëvizjes së kapitaleve, lëvizjes së shërbimeve”, tha Rama.
Rama tha se kjo nismë nuk është ekskluzive e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, por e hapur për të gjitha vendet që duan të bashkohen.
“Kush thotë që kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish Jugosllavisë, për të ri kompozuar Jugosllavinë dhe për t’i dhënë hegjemoninë Serbisë se Serbia është me e madhe dhe do vijë do na marrë gjithçka kemi, e para jeton në një botë paralele, e dyta jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve, dhe e treta harron se po të nisemi kështu atëherë duhet të themi që edhe Bashkimi evropian është një jugosllavi e madhe, nëse Bashkimi Evropian është një jugosllavi e madhe po, kjo është Jugosllavia e vogël, por në fakt jo, kjo është as më shumë as më pak por krijimi i një hapësire që jeton me parimet, me vlerat dhe me mekanizmat e Bashkimit Evropian, ndërkohë që secili nga vendet bënë përpjekjen e tij për tu integruar në Bashkimin Evropian”, tha shtoi Rama.
Sipas Ramës, pjesëmarrja e sipërmarrësve nga vendet e rajonit në këtë forum, tregon vlerën dhe rëndësinë e kësaj nisme. /TV Malisheva