Nga e shtuna në Kosovë është dyshuar për tri raste të prekura me virusin që po merr jetë njerëzish nga e gjithë bota. Megjithatë, rezultatet që janë bërë për tre këta persona, tregojnë se në vend ende nuk ka persona të prekur me koronavirusin.

Një gjë të tillë ka konfirmuar për KosovaPress, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili derisa thotë se nuk duhet të ketë panik, bën thirrje për kujdes të higjienës personale.

Naser Ramadani në një intervistë për KosovaPress, tregon se tashmë ka raste të shtuara të pacientëve që vijnë vullnetarisht për t’u diagnostifikuar nëse janë të prekur me këto sëmundje apo jo.

Ramadani: Pacientja e sotme ka ka pasur simptoma të ngjashme me koronavirusin

 

“Edhe kjo paciente e sotme, praktikisht ka udhëtuar nga Italia e Veriut dhe ka pasur simptomologji të ngjashme me koronavirusin që në realite t paraqet arë simptomologji të përgjithshme edhe të gripit sezonal. Që shkon spektri prej etheve, temperaturë eventuale, por kjo temperaturë nuk ka pasur veç ethe, ka pasur kollitje të lehtë, ka pasur probleme me ndjeshmëri të fytit. Dhe në këtë aspekt ka dyshuar, edhe pse ka qenë në udhëtim se eventualisht mos ka qenë e prekur nga kjo sëmundje. Ka ardhur në klinikën infektikve dhe infektologët e kanë ekzaminuar me kujdes, kanë marrë mostrat dhe kanë hyrë në laboratorët e Institutit Kombëtar të cilat janë të sofistikuar dhe të kompletuar me aparaturën më moderne dhe të furnizuar me materialin komplet i cili është zbuluar që dy javë praktikasht, sepse diagnostika e kësaj sëmundje nuk ka ekzistuar para dy jave”, tha ai.

Sipas Ramadanit, krejt procedura e futjes në punë për të diagnostifikuar një person nëse është i prekur me këtë virus apo jo, është tri orë e gjysmë deri katër. Për çka u zotua se është procedura më moderne.

Ndër të tjera, ai ka treguar se cilat janë simptomat e këtij virusi.

Ramadani: Simptomat janë kollitje dhe frymëmarrje të vështirësuar, të përcjellura me shenja të molisjes

 

“Të gjithë ata persona që kanë temperaturë 38 gradë, personat të cilat kanë kollitje dhe frymëmarrje të vështirësuar, të përcjellura me shenja të molisjes dhe të lodhjes të përgjithshme, të grithjes së fytit, rrjedhje hunde e kështu me radhë mund të dyshohet se kanë koronavirus, nëse përputhet me anamnezën me hetimin epidiomologjik se kanë qenë në kontakt me personat e sëmurë me këtë sëmundje”, shton Ramadani.

Nga e shtuna është dyshuar për tre pacientë të cilët kanë këtë virusë, e për këtë Ramadani thotë se analizat tregojnë se janë negativë.

Ramadani: Të tre rastet janë negativë

 

“Të tre personat janë negativë dhe çdo person që vije me indikacione epidiomolog jike dhe klinike se mund të dyshojmë në koronavirus, Instituti Kombëtar i teston. Ky është dyshimi i bazuar nga kliniqistët dhe epidiomologët dhe mikrobiologët”, deklaron ai.

Naser Ramadani shton se janë duke ndërmarrë masa të parandalimit, duke dhënë edhe rekomandime për higjienë personale të secilit qytetarë. Ai ka rekomanduar që të pastrohen sa më shpesh duart, në mënyrë që të mos mbetet virus në duarë, të ketë kujdes gjatë përgatitjes së ushqimit, e po ashtu edhe gjatë teshtjes të ketë kujdes në mbrojtën e të tjerëve, duke vendosur dorën para gojës.

Ndryshe, deri më tani në Itali është shënuar viktima e gjashtë si shkak i prekjes me këtë virus

Share.