Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se është informuar nga IKShPK se testi i tij për Covid-19, është pozitiv.

Ai ka shkruar se ka pak temperaturë, pa shenja tjera.

“Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë. Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën”, ka shkruar ai./Tv Malisheva

Share.