Analisti i çështjeve politike, Ramush Tahiri, ka analizuar deklarimet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për emrin e mandatarit.
Ai në një status në Facebook ka publikuar deklarimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe nënkryetares në detyrë të Kuvendit Arbërie Nagavci, të cilat janë të ndryshme edhe pse ata vijnë nga e njëjta parti – Lëvizja Vetëvendosje.
Kurti thotë se pas shkarkimit të qeverisë duhet të shkohet në zgjedhje të reja, ndërsa Nagavci këmbëngulë se nuk ka qeveri pa Lëvizjen Vetëvendosje.
Postimi i plotë:
Albin KURTI:
Pas një mocioni të mosbesimit ajo që ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja, të bindur se kushtetuta nuk krijon mundësi që ne të kemi Qeveri të re pa Kuvend të ri, pa zgjedhje të reja.
……..
Arberie NAGAVCI:
Emrin do ta dërgojmë, pra do të përgjigjemi në letrën e presidentit sapo të kr ijohen kushtet për këtë dhe presidenti nuk ka asnjë të drejtë të bëjë presion mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe aq më tepër të bëjë propozime sikurse i ka bërë edhe sot, sepse nuk i takon atij që të marrë hapa çfarë i ka dhënë sot”
Nuk është në diskrecion të Presidentit që të jap mandat tjetër dikujt përveç fituesit të zgjedhjeve. Dëshirat e LDK-së dhe të tjerëve mund të jenë të ndryshme por sipas Kushtetutës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtuese nuk ka qeveri pa fituesin e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.