Ekonomia amerikane përjetoi rënien më të madhe të aktivitetit ndonjëherë në tremujorin e dytë, megjithëse nuk ishte aq e madhe sa ata kishin frikë se do të ishte, transmeton CNBC.
GDP e Shteteve të Bashkuara u fundos me 32.9 për qind në një nivel vjetor nga prilli deri në qershor, sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë të botuar sot.
Ekonomistët e anketuar nga Dow Jones prisnin një rënie prej 34,7 për qind.
Sidoqoftë, është rënia më e madhe e regjistruar ndonjëherë, dhe ajo më e afërta e ngjashme ka ndodhur në mes të vitit 1921.
Rënia e ndjeshme e konsumit personal, eksporteve, aksioneve, investimeve dhe shpenzimeve qeveritare, si dhe qeveria lokale, të gjitha kontribuuan në rënien e GDP-së.
Konsumi personal, i cili historikisht përbën rreth dy të tretat e të gjithë aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara, ra me një të katërtën në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa sektori i shërbimeve ra me pothuajse të njëjtën sasi.
Konsumi ra në mallra të tilla si veshmbathje dhe këpucë. Inventarët dhe prodhimi ranë më së shumti te prodhuesit e automjeteve motorike, ndërsa pajisjet dhe shtëpitë e reja familjare u prekën nga rënia kur bëhet fjalë për investimet.
Një tregues kryesor i inflacionit, çmimet e brendshme, ranë me 1.15 për qind krahasuar me rritjen prej 1.4 për qind në tremujorin e parë, kur GDP ra me 5 për qind.
Megjithatë, të ardhurat personale janë rritur, kryesisht falë pagesave qeveritare të lidhura me pandeminë koronavirus./Tv Malisheva