Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) përmes një komunikate për media mbështet kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktimin e masës së paraburgimit ndaj M.J., i cili dyshohet se në tetor të këtij viti ka dhunuar seksualisht një 12-vjeçare në Kamenicë.

I dyshuari aktualisht gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, ndërsa duke marrë parasysh seriozitetin dhe ndjeshmërinë e krimit, RRGK i bën thirrje Gjykatës Themelore të Gjilanit që ky rast të trajtohet në përputhje me Kodin Penal të Kosovës për veprën dhunim.

RRGK kërkon që ky rast të trajtohet me ndjeshmëri gjinore, ashtu siç parashihet në Konventën e Stambollit, si dhe të sigurohet trajtimi i duhur psiko-social i viktimës.

Ndryshe, një e mitur është dhunuar në Kamenicë ditën e së martës. Lidhur me dhunimin e të miturës policia ka arrestuar një të dyshuar./TV Malisheva

Share.