Dita e djeshme shënoi ngritje të lartë të rasteve me COVID-19 krahasuar me ditët dhe javët e fundit.

Vetëm dje 42 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19, duke çuar në 195 numrin e rasteve aktive në vend.

Ndërsa nuk pati viktima, teksa 16 qytetarë u shëruan.

“Nga 2.987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613. Në total numri i rasteve aktive është 195”, thuhet në njoftimin e fundit të MSh-së.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.

Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./TV Malisheva

Share.