Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 263 raste të reja me përfundim fatal si pasojë e pandemisë me koronavirus.
Kjo është dukshëm më shumë në lidhje me 70 që u regjistruan një ditë më parë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Rritja prej një për qind është më e madhja në pesë ditët e kaluara, por shifrat të hënën kanë një tendencë të rriten pas fundjavës.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve tani është 26.643, më i larti ky pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Italisë dhe Spanjës.
Sot në njësitë e kujdesit intensiv janë 2,712 persona, që është më pak se dje kur ishin 2.776, dhe në përputhje me rënien afatgjatë, transmetonTVMalisheva