Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, ka sqaruar një video që ka qarkulluar në media, teksa shihej duke pirë kafe së bashku me Xhavit Halitin e Nait Hasanin, të dy ish-deputetë të PDK-së.

Selimi tha se takimi ka ndodhur në Durrës dhe se nuk do tw jetw i fundit, meqë tha se nuk janë armiq mes vete.

Selimi: Mund t’iu konfirmoj që kafetë i kanë paguar ata

“Me z.Haliti edhe me z.Hasani unë takohem dhe jam takuar edhe në Prishtinë. Ka qenë një takim spontan në Durrës, një takim i cili pasi që ka ndodhur e kam parë edhe që është publikuar, ndonëse ka pasur fotografi edhe nga të tjerët nga qytetarët e rastit, po për t’i dhënë pak karakter sikurse sekret e pash që ishte zgjedhur fotografia më e fshehtë që është mundur të ndodh atje. Ai takim as nuk do të duhej të ishte lajm dhe do të ndodh prapë, sepse siç e pash në artikull takimi i armiqve, unë nuk jam as armik me Nait Hasanin e me Xhavit Halitin, përkundrazi ndonëse jemi në subjekte të ndryshme politike unë jam takuar edhe në këtë institucion, unë jam takuar edhe në Prishtinë, jam takuar edhe në Durrës, po kurdo që të vijnë do të takohemi sërish. Mund t’iu konfirmoj që kafet i kanë paguar ata”, tha ai./Tv Malisheva

Share.