Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka prezantuar ndryshimet e Kodit Civil, për të cilat është punuar për disa vite.

Ai pret që shumë shpejt të kalohen procedurat e nevojshme dhe Kodi Civil të procedohet në Kuvendin e Kosovës dhe shpreson që pozita dhe opozita të mbështesin ndryshimet në Kodin Civil, i cili ka rregulluar disa çështje pronësore dhe trashëgimie që kanë qenë problematike për një kohë të gjatë.

Ministri Selimi e konfirmoi edhe kërkesën e bërë tek autoritetet serbe për të vizituar Luginën e Preshevës. Ai tha se udhëheqëse e delegacionit kosovar do të jetë ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, ndërsa pjesë e tij do të jetë edhe vetë ministri Selimi./Tv Malisheva

Share.