Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shpëtojë nga falimentimi Telekomin e Kosovës. Ai tha se Qeveria e Kosovës i ka të gjitha mekanizmat institucional dhe financiar për ta bërë një gjë të tillë.
Shala tha se do të duhej që fokusi i Qeverisë, i aksionarit të Telekomit, të jetë shumë më i madh në këtë moment se çka po ndodhë sot, cilat hapa dhe veprime duhet t’i ndërmerr për ta shpëtuar Telekomin nga falimentimi.
Shala: Qeveria duhet ta shpëtoj, ka gjithë mekanizmin institucional dhe financiar në
“E kemi obligim edhe si Qeveri, po edhe si përfaqësues të popullit ta dimë dhe ta shkruajmë, ta trasojmë një trase të rrugëtimit të ardhshëm të Telekomit. Unë nuk do të duhej dhe as nuk besojmë që ne duhet të pranojmë në situata të tilla një falimentim të tillë. Pra, urgjentisht Qeveria duhet ta shpëtoj, ka mekanizma, ka gjithë mekanizmin institucional dhe financiar në dorë dhe duhet mbi bazën e argumenteve shkencore profesionale ta shpëtojë Telekomin dhe ta trasoj rrugën se çka nesër, çfarë forme të zhvillimit do të ketë Telekomi”, tha ai.
Ai tha se presin që shumë shpejt që Qeveria e vendit të sjell një plan detal se si planifikon ta shpëtojë Telekomin e Kosovës.