Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane jo të specializuara ka shënuar rritje në tremujorin e parë të vitit 2020 me 17.5 për qind në krahasim me tremujorin e katërt 2019, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tregtinë me pakicë për tremujorin e parë 2020.
Në raport thuhet se gjatë kësaj periudhe rritje po ashtu kanë shënuar edhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 5.2 për qind dhe tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 1.8 për qind.
Derisa rënie ka tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 13.3%, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara 11.9%, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara 8.8%, tregtia me pakicë në dyqane të specializuara 8.1% dhe tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 7.3 për qind./ Tv Malisheva