Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se është shëruar pacientja nga Lëbusha e kësaj komune, e prekur me COVID-19.
“Nga raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kemi pranuar rezultatet e ritestimit të pacientes nga Lëbusha dhe fatmirësisht ka rezultuar negativ, që do të thotë është shëruar nga COVID-19, ajo së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët tani do të kthehen në Lëbushë të Deçanit”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë durim në këtë kohë pandemie, duke vazhduar të qëndrojnë në shtëpi si masë e parandalimit për përhapjen e COVID-19./ Tv Malisheva