Numri i njerëzve që vdiqën në shpërthimin e Covid-19 në Spanjë u rrit me 217 në 24 orët e fundit duke çuar totalin në 27.321.
Ministria e Shëndetësisë azhurnoi numrin e vdekjeve dhe rastet që lidhen me shpërthimin e Covid-19.
Në vend, numri i vdekjeve të përditshme në pacientët e diagnostikuar me Covid-19, i cili u njoftua si 184 dje, është rritur sot në 217.
Vlen të përmendet se numri i vdekjeve të përditshme të shkaktuara nga Covid-19 u rrit serish mbi 200 pas pesë ditësh.
Nga ana tjetër, sipas testeve PCR, numri i përgjithshëm i rasteve është raportuar të jetë 229 mijë 540, me një rritje prej 506 në 24 orët e fundit.
Numri i pacientëve të rikuperuar me diagnozën Covid-19 ishte 143 mijë 374 me një rritje prej 2 mijë e 551 krahasuar me dje.
Sipas të dhënave paraprake të lëshuara pas testeve të antitrupave Covid-19, të cilat u kryen në 60 mijë 897 njerëz nga 36 mijë familje në të gjithë vendin, vetëm 5 për qind e popullsisë në Spanjë raportohet se kishte antitrupa ose rreth 2.3 milionë njerëz./ Tv Malisheva