Në Komunën e Obiliqit, erërat e mëdha dhe shiu i mbrëmshëm, përveç dëmeve në infrastrukturën rrugore, ka shkaktuar dëme në fushën e bujqësisë dhe dëme të tjera në ekonomitë familjare.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, përveç angazhimit të jashtëzakonshëm të ekipeve në terren, ka është formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Kryetari Xhafer Gashi ka siguruar qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi se përkrahja nuk do të mungojë. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të ofrohet ndihmë edhe nga Ministria e Bujqësisë.

“Qytetarë të nderuar, ju siguroj se përkrahja jonë ndaj jush nuk do të mungojë. Ne do të bëjmë përpjekje që të sanojmë dëmet në infrastrukturë bashkë me ndriçimin publik, ndërsa në bujqësi pas verifikimit nga ana e komisionit do të ndihmojmë bujqit dhe fermerët e dëmtuar. Me këtë rast ftojmë edhe Ministrinë e Bujqësisë që të ofrojë mbështetjen për të ndihmuar qytetarët”, ka thënë ai./Tv Malisheva

Share.