Mbi 170 mijë vota iu besuan nga qytetarët, kryeparlamentares Vjosa Osmani, por as kjo nuk po e shpërfaqë rëndësinë e saj në LDK. Megjithatë, pas shkarkimit nga pozitat udhëheqëse, ndikimi i saj në strukturat e partisë po shihet të jetë i vogël për të marrë një pjesë të anëtarësisë së kryetarit, Isa Mustafa.

Një gjë të tillë e thotë edhe ish homologu i Osmanit, nënkryetari LDK-së, Gazmend Muhaxheri.

Ai për KosovaPress u shpreh se nuk do të ketë përçarje brenda partisë, por do të jenë më unike se çdoherë tjetër, derisa po shpreson se Vjosa Osmani do të vazhdojë aktivitetin e vet si anëtarë e thjeshtë e LDK-së.

Muhaxheri: Nuk besoj që shkarkimi i Vjosa Osmanit ka ngjallë përçarje

“Jo nuk besoj që ka ngjallë përçarje. Lidhja Demokratike do të jetë më unike se çdoherë që ka qenë. Vjosa Osmani do vazhdon aktivitetin e saj si anëtare e partisë”, thotë Muhaxheri.

Se Vjosa Osmani nuk mund të përçajë LDK-në e thotë edhe analisti politik, Ramush Tahiri.

Tahiri: Mund të përçahet LDK-ja për këtë rast

“Nuk shoh që Vjosa Osmani mund të heqë më shumë se tre-katër deputetë edhe nëse tërheq, nuk shoh se mund të përçahet LDK-ja në këtë rast”, thotë Tahiri.

Ai e vlerëson normale shkarkimin e Osmanit nga pozitat udhëheqëse në LDK.

Sipas tij, në secilin parti politike në Kosovë do të veprohej njësojë kur shkelet statuti i partisë.

Tahiri: Është shumë normale kjo që i ka ndodhur Vjosa Osmanit

“Secila parti qysh e zgjedhë qashtu e shkarkon udhëheqësin. Kjo është normë statuti, ndodhë tek të gjitha partitë, nuk është e përjashtuar LDK-ja prej saj. Kushdo që bie ndesh me statutin e partisë, vet largohet ose hiqet. Është shumë normale kjo që i ka ndodhur Vjosa Osmanit”, u shpreh ai.

Dy javë më parë me 70 vota pro, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka shkarkuar nga pozitat udhëheqëse, Vjosa Osmanin, kjo si pasojë e mos votimit të qeverisë Hoti dhe kundërshtimin e disa vendimeve partiake.

Ndërkaq, Osmani e cila është edhe kryetare e Kuvendit kërkoi qasje në votimin e KP të partisë për të verifikuar secilën votë. Një mundësi të tillë pritet t’ia aprovojë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Share.