Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë infektuar 159 persona të tjerë me COVID-19, nga 844 testime të kryera dhe 4 persona kanë humbur jetën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht situata në spitalet COVID vijon të marrin shërbim mjekësor 185 pacientë ndërkohë që 15 persona janë në terapi intensive dhe 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID-19 një 64-vjeçar nga Korça dhe tre qytetarë nga Tirana: një 71-vjeçar, një 81-vjeçar, një 89-vjeçar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 68, pasuar nga Durrësi me 14, Elbasani 13, Shkodra 11, Berati 9 etj.

52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri janë prekur me koronavirus 12.385 persona, prej tyre 6.940 janë shëruar, 5.083 janë raste ende aktive, derisa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 362 persona.

Share.