Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 167 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 4 persona.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se betejën me COVID-19 e kanë humbur një 59-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçare nga Shkodra dhe një 76-vjeçar nga Lezha.

Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 88, pasuar nga Durrësi me 11, Lezha 9, Elbasani 8 etj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët tetë janë të intubuar.

Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 11.520 raste pozitive, prej tyre 6.615 janë të shëruar, 4.567 janë raste ende aktive, derisa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 338 persona. /TV Malisheva

Share.