Në 24 orët e fundit, në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë nga 1918 testime dhe 401 qytetarë janë shëruar, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditë, 11 raste në Kamëz dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, etj.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 72.812 raste, prej tyre 44.291 janë shëruar, 27,197 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.324 persona.