Atletico Madridi ka siguruar një fitore dramatike ndaj Getafes në ndeshjen e vlefshme për gjiron e gjashtë të La Ligas.

Në fundin e pjesës së parë Getafe kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Mitrovic.

Por, në pjesën e dytë ishte Luis Suarez i cili bëri një paraqitje spektakolare duke realizuar dy gola dhe duke ia siguruar tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij.

Uruguajani fillimisht i barazoi shifrat në minutën e 78′ dhe pastaj e përmbysi epërsinë e vendasve me golin e dytë personal në këtë ndeshje në sekondat e fundit të takimit.

Kjo fitore e bënë Atleticon liderë të tabelës më 14 pikë pas gjashtë ndeshjeve. /TV Malisheva

Getafe 1-2 Atletico Madrid | GOAL! Suarez 🔥🔥👏👏🎥

to never miss any goal, Follow 👇🏼@IFAST66 pic.twitter.com/gWTGQuknDP

— Follow @IFAST66 (@ifast222) September 21, 2021

Share.