Në Kosovë deri më tash janë konfirmuar 510 raste me koronavirus, prej tyre 93 të shëruar dhe 12 të vdekur.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti ka thënë se suksesi ose dështimi i shtetit në menaxhimin e situatës me Covid-19 do të matet përmes bilancit të personave të vdekur pas përfundimit të kësaj pandemie, krahas indikatorëve të tjerë.
Ai në një postim në Facebook ka paraqitur një grafikë krahasuese midis shteteve të rajonit lidhur me numrin e përgjithshëm të vdekurve dhe numrin e të vdekurve në 1 milion banorë.
Postimi i plotë:
Suksesi ose dështimi i një shteti në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 kur të bien perdja dhe kryhet pandemia indikator kryesor matës do ta ketë numrin e të vdekurve, krahas indikatorëve të tjerë.
Më poshtë një grafikë, shumë e thjeshtë, krahasuese midis shteteve të rajonit lidhur me n umrin e përgjithshëm të vdekurve dhe numrin e të vdekurve në 1 milion banorë.
Faktet flasin vetë. Ato nuk na bëjnë të lumtur të gjithëve njësoj, sigurisht