Real Madridi e ka fituar trofeun e parë për vitin 2022 pasi e ka rrëmbyer trofeun e Superkupës së Spanjës pas triumfit ndaj Athletic Bilbaos në finale me rezultat 2-0.

Nga një gol në secilën pjesë i mjaftuan skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti për ta fituar këtë ndeshje shumë të rëndësishme, transmeton KosovaPress.

Golin e parë e shënoi kroati Luka Modric në minutën e 38′ të ndeshjes dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë vazhdoi të zhvillohej një lojë shumë e hapur, por ishin “Los Blancos” ata që u treguan skuadër më konkrete. Epërsia e tyre u dyfishua në minutën e 52′ kur sulmuesi Karim Benzema realizoi nga penalltia dhe kështu ia siguroi skuadrës së tij trofeun e parë për këtë vit.

Në minuta e fundit të ndeshjes Militao i Real Madridit i ndëshkua me karton të kuq, kurse Garcia e humbi penalltinë për Bilbaon.

Kujtojmë se Real Madridi është duket luftuar edhe për titullin kampion në Spanjë dhe është skuadra me mundësitë më të mëdha për ta fituar atë./TV Malisheva

Share.