Koronavirusi ka bërë të vetën, duke ndaluar futbollin tash e tre javë në Kosovë.

Nga ky virus vdekjeprurës nuk kanë shpëtuar as klubet sportive, të cilat janë prekur ndjeshëm në aspektin financiar, duke ditur shpenzimet e shumta të tyre gjatë një sezoni futbollistik.

Kryetarajneri i Llapit, Tahir Batatina në një intervistë për KosovaPress, është shprehur se ky virus ka ndikuar shumë negativisht te skuadra të cilën ai udhëheq, dhe shpreson që sa më shpejt t’i kthehet normalitetit, në mënyrë që të normalizojnë edhe gjendjen financiare të klubit.

Batatina: Koronavirusi ka ndikuar negativisht tek Llapi

“Ka ndikuar shumë negativisht edhe gjendja tek skuadra e Llapit duke ditur se pas ndaljes së kampionatit, pasi do të thotë u verjtën rastet e para të pandemisë së koronavirusi i cili është shfaqur edhe në vendin to në, mendoj që shumë kemi ngecje në të gjitha aspektet tek lojtarët, si në aspektin fizik, si në aspektin mendor, si në aspektin ndoshta tekniko-taktik të lojtarëve duke ditur që lojtarët janë duke aplikuar të gjithë ato çfarë ne po kërkojmë të stërvitën në mënyrë individuale”, tha fillimisht ai.

Sa i përket vendimit për pagat e lojtarëve, Batatina u shpreh se ende nuk kanë marrë vendim, mirëpo sipas tij, me shumë gjasë edhe pagat e lojtarëve llapjan do të ulen, kështu që Llapi do të veprojë si skuadrat tjera në Evropë.

Batatina: Ende nuk kemi vendosur për pagat e lojtarëve

“Këto dy ditë do të bisedojmë me kryesinë dhe do të dalim rreth pagave. E kemi analizuar shumë situatën se si janë duke vepruar edhe skuadrat tjera në Evropë, ashtu do të veprojmë edhe ne për arsye se ne nuk mund të jemi skuadra më të mençura, apo më multi-miliard era se skuadrat e Evropës ku ato të gjitha skuadrat kanë filluar të bëjnë uljen e pagave duke ditur se bizneset e tyre nuk funksionojnë”, u shpreh Batatina.

Gjatë ditës së djeshme, Federata e Futbollit të Kosovës publikoi një pako emergjente, duke ndihmuar klubet e Superligës për 35 persona me një shumë nga 350 euro, mirëpo këtë shumë trajneri i Llapit e cilësoi si social, duke u shprehur se nuk mjafton aspak.

Batatina: FFK na ka ndarë një social, i cili nuk mjafton

“Janë nda disa mjetet nga Federata, ku për mua kanë qenë një shumë absurde, një shumë e cila nuk është dashur të veprohet në këtë kohë dhe në këtë formë në të cilën kanë vepruar. Për arsye se unë kërkova edhe publikisht në FFK të gjitha mjetet që do t’i shpërndaj ministria t’i shpërndaj për Ligën e Parë, Dytë dhe te Tretë dhe për të gjitha kategoritë tjera të futbolli t, ndërsa për Superligë vetëm t’i ndaj mjetet të cilat janë të dedikuara nga UEFA, për skuadrat e Superligë dhe ato mjetet janë të solidaritetit”, theksoi Batatina.

Batatina këmbëngul për mjetet e solidaritet, të cilat UEFA i ndan për klube e Superligës, të cilat ende nuk janë shpërndarë nga FFK. Ai theksoi se FFK po i përdor këto para për të ndërtuar stadiume për skuadra që nuk ekzistojnë më.

Batatina: Mjetet tona po përdorën për ndërtimin e stadiumeve

“Si duket ato mjetet tona janë duke u përdorur për gjëra të tjera të cilat veç se po vërejmë që po ndërtohen stadiume, po ndërtohen gjëra të tjera, me para të cilat janë të dedikuara për skuadrat e Superligës dhe mendoj që kjo është një gabim shumë i madh, por do ta shohim në ditët në vijim se çfarë do të marrë vendim FFK, pasi ne do ti drejtohemi FIFA-s e UEFA-s për mjetet të cilat na takojnë”, deklaroi kryetrajneri llapjan.

Për Batatinën nuk janë të mjaftueshme as mjetet e ndara nga Ministria e Kuturisë, Rinisë dhe Sportit për Federatën e Futbollit të Kosovës, të cilat sipas tij nuk i ndihmojnë klubeve aq sa duhet.

Batatina: Nuk mjaftojnë as mjetet nga MKRS

“Me sa kemi pa ne nuk është ndonjë vlerë e cila do të ndihmoj klubet, dhe vlera e cila është 276 mijë euro për gjithë futbollin, por çfarë do të bëjmë ne me ato mjete. Ato mjete nuk do ti mbulojnë skuadrat e Superligë duke ditur se Superliga ka evolu dhe është rrit çështja financiare, ku do të thotë se në Llap jepn 53 mijë euro rroga mujore dhe nuk kemi ne mundësi ne me një shumë të tillë ti mbulojmë të gjitha shpenzimet”, përfundoi Batatina.
Kujtojmë që Batatina ishte një nga personat më të zëshëm kundër drejtuesve të FFK-së, e sidomos kryetarit Agim Ademi, duke kërkuar disa herë dorëheqjen e këtij të fundit, e sidomos pas vendimit të Gjykatë së Apelit, duke e dënuar Ademin me 9 muaj burg efektiv./ Tv Malisheva

Share.