Tajvani njoftoi dje shtrëngimin e masave antiCOVID-19 për dy javë të tjera pasi raportoi 180 raste të transmetuara në vend, një rekord i lartë ditor që nga shpërthimi i pandemisë, transmeton TV Malisheva.

Ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies, Chen Shih-chung, i cili kryeson Qendrën e Komandës për Epideminë, tha në një konference shtypi se “deri më 28 maj, të gjitha objektet rekreative dhe qendrat sportive duhet të qëndrojnë të mbyllura”.

“Të gjitha aktivitetet fetare të pelegrinazheve, gjithashtu, do të ndalohen dhe të gjitha kampuset shkollore nuk do të hapen për publikun”, shtoi ai.

Ndërkohë, masa më të ashpra u vendosën për dy javë në zonën metropolitane të Taipeit, në Tajvanin verior, ndërsa u vu re një rritje e mprehtë e rasteve të transmetuara në vend të koronavirusit të ri.

Kryebashkiaku i Taipeit, Ko Wen-je, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke thënë se shkalla e infeksionit do të bëhet e menaxhueshme brenda dy javësh, pasi shumica e njerëzve në Tajvan janë të gatshëm të mbajnë maska dhe të ndjekin udhëzimet parandaluese. /ATSH-DPA/

Share.