Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dorentinë Maloku-Kastratika akuzuar bordin en përkoshëm të Telekomit, të cilët ditë më parë kanë dhënë dorëheqje, duke thënë se ishte një papergjegjësi, derisa i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që mos të bëjë emërime të përkohshme të anëtarëve të Telekomit por të nxjerr procedura të rregullta për funksionalizmin e tij.

Ajo duke folur në emër të LDK-së, në seancën e Kuvendit për Telekomin, ka thënë se përkeqësimi i gjendjes në Telekom ka filluar vite më herët dhe ka kulmuar ditë më parë me bllokimin e xhirollogarive nga përmbaruesi privat në favor të operatorit Z-Mobile, duke rrezikuar mirëqenien e mijëra familjeve kosovare dhe sigurinë e shtetit.

Maloku: Telekomi është i Kosovës dhe jo i grupeve kriminale

“Se sa të papërgjegjshëm ishte shumica e atyre që ishin në krye të Telekomit, tregon edhe heqja dorë e anëtarëve të bordit të përkohshëm nga përgjegjësia për t’u përballur me situatën e krijuar së fundmi në Telekom dhe duke i lënë vetëm mijëra punëtorë dhe në mëshirë të fatit. Si rrjedhojë e kësaj i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që në asnjë mënyrë mos të bëjë emërime të përkohshme të anëtarëve të Telekomit por të nxjerr procedura të rregullta për funksionalizmin e tij. Çdo emërim i përkohshëm në këtë fazë do të thotë rëndim dhe zvarritje e gjendjes tashmë katastrofale në këtë ndërmarrje publike…..Telekomi është i Kosovës dhe jo i grupeve kriminale”, tha ajo.

Ajo tha se gjendja në Telekom kërkon hetim, derisa theksoi se borxhi aktual i Telekomit është 84 milionë euro.

Share.