Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ka dekoruar humanistin Halil Kastrati me medaljen presidenciale “Shën Tereza”.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se Kastrati është një prej humanistëve më të mëdhenj në vendin tonë, i cili mbështetjen për njerëzit në nevojë e ka shndërruar në mision jetësor.
“Humanizmi ka qenë me shekuj shtyllë e shoqërisë sonë. Në ditë të këqija dhe ditë të mira dimë gjithnjë të jemi pranë njëri-tjetrit. Për humanizmin e dëshmuar, Halil Kastratin sot e dekorova me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza””, ka shkruar Thaçi.